Artisti Bekim Ibrahimi në shtëpinë e Rugovës, ja supriza e parë nga ai!

“Me kënaqësi të madhe dhe me shumë emocione realizova këngen me klip të Dr. Ibrahim Rugoves , të komponuar nga Naim Gjoshi , teksti nga unë e video Fazli Berisha . Faleminderoj familjen Rugova që na dhanë mundësinë me xhiru këngën në ambientet e tyre, kënga do te publikohet nga fundi i vitit”. Ky është statusi që shkruan artisti Bekim Ibrahimi, ku paralajmëron një super projekt muzikor, një këngë kushtuar Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, e ai ka dashur që t’i përshtatet çdo gjë edhe në video me pamje si rrallëherë ndonjë artist ka bërë. Bekimi ka pak ditë që ka qenë mjaft i angazhuar në Kosovë për të realizuar disa klipe, ku mësojnë se do të publikojë gjithsej 5 këngë e ku projekti i parë do të jetë kënga “Gjuha shqipe si mjalt n’hoja”, ndërsa klipi i sapo xhiruar ku do ti kushtohet figurës së madhe të Presidentit Rugova do të publikohet nga fundi i vitit.