Autoritetet hetojnë sulmin ndaj EVN-së në Tetovë

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë konfirmon sulmin mbi pikën pagesore të EVN-së në Tetovë. Një grup prej dhjetëra personave, pas protestës së një dite më parë në Tetovë, në këtë pikë pagesore në rrugën e Ilindenit, kanë gjuajtur me gjësende të forta dhe si pasojë, janë thyer xhamat e objektit. Protesta në vete ishte e qetë dhe pa incidente dhe përfundoi si e tillë.

Probleme apo eksese nuk ka pasur, përveç që mund ta përmendim një incident të vogël që ka ndodhur në rrugën Iliria në pikën pagesore të EVN-së, ku janë thyer dritaret e pikës pagesore. Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes dhe punohet në zbardhjen e rastit”-tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Këshilli organizativ i protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektronike distancohet nga incidenti. Ata bëjnë apel që t`u jepet mundësi protestave paqësore dhe jo dhunës. Nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, protestuesit thonë se do t’u hapinë rrugë veprimeve më radikale.

Çfarëdo incidenti që ka ndodhur jashtë perimetrit të sheshit, nuk është në përgjegjësinë tonë. Nuk e inkurajojmë dhe mendojmë se duhet t’i jepet shans paqes. Këto sinjale që janë dërguar nga kushdo qoftë që ka ushtruar dhunë mbi objektet e EVN-së duhet të shërbejnë si paralajmërim se autoritetet duhet ta marrin me shumë maturi që të mos vjen puna të tërhiqemi nga kërkesat tona dhe t`i hapim rrugë radikalizmit të atillë”-pohoi Arianit Xhaferi, këshilli organizativ i protestës.

Protesta e radhës, pritet të mbahet të enjten, kur edhe do të marshohet nëpër rrugët e qytetit dhe do bllokohen disa rrugë./Lajm/