Bajden kërcënon Putinin me sanksione

0
26

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar se nuk e përjashtojnë mundësinë e vendosjes së sanksioneve të drejtpërdrejta ndaj presidentit rus, Vlladimir Putin, nëse Rusia vendosë të pushton Ukrainën. “Ne do të sjellim legjislacion të ri, që regjimi ynë i sanksioneve të bëhet më i ashpër, në mënyrë që të jemi në gjendje të shënjestrojmë më shumë kompani dhe individë në Rusi. Ne do ta prezantojmë këtë legjislacion në ditët e ardhshme”, tha më 26 janar sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, raporton Radio Evropa e Lirë.

Komentet e sekretares Truss janë të ngjashme me ato që presidenti amerikan, Joe Biden të bëra më 25 janar. Biden tha se ai do ta shqyrtonte mundësinë e sanksioneve ndaj Putinit në rast të pushtimit të Ukrainës.

Ndërkohë Franca dhe Gjermania gjithashtu kanë paralajmëruar Rusinë me pasoja në rast të agresionit ndaj Ukrainës duke njoftuar edhe dërgimin e trupave ushtarake.
Aleanca ushtarake e NATO-s ka rreth 4,000 trupa në batalionet shumëkombëshe në Estoni, Lituani, Letoni dhe Poloni. Këto trupa mbështeten me tanke, mbrojtje ajrore dhe njësitë e inteligjencës dhe vëzhgimit.

Rusia nga ana tjetër këmbëngul se kriza është shkaktuar nga SHBA-ja dhe NATO-ja, duke i akuzuar ata për “përshkallëzim të tensioneve”. Edhe pse Rusia mohon se po planifikon të sulmojë, ajo më 25 janar nisi stërvitjet ushtarake pranë Ukrainës, stërvitje në të cilat janë përfshirë mijëra trupa dhe dhjetëra avionë luftarakë.

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike, këshilltarët nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca pritet të takohen në Paris më 26 janar dhe po ashtu presidenti francez, Emmanuel Macron do të bisedojë në telefon me Putinin më 28 janar, bisedë në të cilën Macron pret që të qartësohen qëllimet e Rusisë. /Alsat.mk