Bale: Duam të fitojmë gjithçka këtë sezon

Gareth Bale thotë se Real Madridi dëshiron të fitojë çdo garë në të cilën është duke marrë pjesë këtë sezon.
Uellsiani fitoi Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve në kampanjën e tij të parë me gjigantin spanjoll dhe mund të fitojë medaljen e tretë brenda një viti kur takohet me Sevillan sot në kuadër të Superkupës së Evropës.

“Është mirë që sezoni po fillon dhe të adaptohemi me të. Është shumë më mirë nga këndvështrimi im dhe është mirë të mos jesh djaloshi i ri!”.

“Ndjehem në formë më të mirë dhe mund të filloj sezonin me një ritëm më të mirë. Është shumë më e lehtë të kesh një para-sezon të duhur se sa të presësh që transferimi të realizohet”.

“Ne duam të fitojmë çdo garë në të cilën jemi, nuk është me rëndësi ndaj kujt luajmë. Ne do të përpiqemi të fitojmë gjithçka”, ka thënë Bale.