Ban Ki-mun i “alarmuar” për shkak të informatave për raketa në një shkollë në Gaza

0
70

Nju-Jork, 24 korrik 2014 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun deklaroi se ishte “alarmuar” mbi raportet se në shkollat ​​në Gaza, me të cilat menaxhon agjencia e KB-së, janë vendosur raketa të cilat më vonë janë “zhdukur”.

Zëdhënësi i Ban-it kumtoi se sekretari i përgjithshëm i KB-së shprehu “zemërimin” lidhur me këtë incident.

“Përgjegjësit për këtë i kthyen shkollat ​​në objektiva të mundshme ushtarake dhe rrezikojnë jetët e fëmijëve të pafajshëm”, theksohet në deklaratën.

Ban në kumtesë kërkon që grupet ekstremiste të ndalojnë me veprimet e tilla dhe të mbajnë përgjegjësi për rrezikimin e sigurisë së fëmijëve.