Barca e fiton derbin, Espanyol bie nga La Liga

Barcelona e ka fituar minimalisht 1:0 derbin kundër Espanyol, të zhvilluar në ‘Camp Nou’ të mërkurën mbrëma, me këta të fundit që kanë rënë edhe zyrtarisht një kategori më poshtë. Pjesa e parë ishte e zbehte, pa raste shënimi, madje Barcelona dështoi që të bënte edhe një goditje të vetme brenda kuadrit të portës.

Fillimi i pjesës së dytë solli dy kartonë të kuq, kur u ndëshkuan Ansu Fati i Barcelonës (50’) dhe Lozano (53’).

Golin e fitores për Barcelonën në këtë ndeshje e shënoi Luis Suarez, në minutën e 56’.

Me këtë fitore, Barcelona renditet në vendin e dytë në La Liga me 76 pikë, një më pak se Real Madrid, ndërsa Espanyol, edhe zyrtarisht ka rënë nga elita e futbollit spanjoll.