Barca hap procedurë disiplinore kundër Arthur

Pas paraqitjeve jo të mirë, humbjes së titullit në La Liga dhe kritikave të shumta, Barcelonës tani i duhet të zgjidh edhe çështjen Arthur Melo.

Mesfushori brazilian, i cili nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Juventusit, po refuzon t’i bashkohet Barcelonës për pjesën e mbetur të sezonit, në Ligën e Kampionëve.

Pas përfundimit të La Ligas, Quique Setien u ka dhuruar futbollistëve ditë pushimi, dhe Arthur ka udhëtuar drejt Brazilit, duke refuzuar rikthimin në Spanjë.

Barcelona ka pritur deri sot lojtarin për paraqitje në stërvitje, dhe pasi një gjë e tillë nuk është bërë, klubi ka ndërmarrë procedurë disiplinore.