BE do të ndajë 160 milionë euro për Maqedoninë e Veriut për të shpëtuar kolapsin ekonomik

Komisioni Evropian ka vendosur që Maqedonisë së Veriut t’i ndajë 160 milionëe uro nga pakoja për ndihmë makrofinanciare.

Kjo ndihmë do të jetë mbështetje për vendin që është goditur nga pandemia me koronavirusin.

Mjetet janë pjesë e pakos për 10 vende, që ka një vlerë prej 3 miliardë eurove dhe se dhurohet për forcimin e menaxhimit fiskal dhe transparencës, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e sektorit financiar si dhe ballafaqimin me papunësinë e të rinjve.