Bebushja e Feros dhe Arbenitës do të vijë në jetë më shpejtë se sa mendoni

Pasi Arbenita dhe Fero treguan se kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, “iconstyle.al” zbuloi se modelja ishte në pritje të ëmbël. Në një foto nga ceremonia e kurorëzimit të çiftit, Arbenita shfaqej me fustanin e kuq ngjitur pas trupit, tek i cili i dallohet qartë barku i rrumbullakosur.

Ndërkohë vetë Arbenita konfirmoi ditën e djeshme lajmin e shtatzënisë. Përmes një postimi në rrjete sociale ajo pranoi se është në pritje të ëmbël, duke shkruar: “Jam shtatzënë”. Modelja publikoi për herë të parë edhe foto me barkun e rrumbullakosur, teksa shihej e veshur me një bluzë të thjeshtë dhe xhinse. Menjëherë pas konfirmimit, miqtë dhe fansat nxituan ta urojnë Arbenitën për shtatzëninë. Në sy ra dhe komenti i babait të ardhshëm, Feros, që la në postimin e partneres figurën e një fytyre me sy me zemra.

Ndërkohë sot Arbenita ka publikuar disa foto të bëra gjatë ditës së saj të celebrimit me Feron. Ajo shfaqet me fustanin e kuq dhe barkun e rrumbullakosur e ka zbuluar se fëmija do të vijë në jetë më shpejt nga ç’e mendonim. Modelja ka treguar se është 8-muajshe, që do të thotë se ajo do të bëhet nënë muajin e ardhshëm.

“Prive.al” ka zbuluar se Arbenita është në pritje të një vajze. Gjithashtu është bërë e ditur se këto kohë, Arbenita po qëndron në Kosovë, ku edhe ka zhvilluar kontrollet rutinore për shtatzëninë e saj.