Bejtullai: Tetova dhe Shkëndija janë shtëpia ime

Egzon Bejtullai edhe zyrtarisht është rikthyer te Shkëndija. Ky lajm ka gëzuar çdo “Ballistë”, duke pasur parasysh kualitetet e tij, por edhe afërsinë që ky i fundit ndjenjte me Shkëndijën. Një gjë të tillë më së miri e dëshmon edhe deklarata e tij e parë pas rikthimit në Tetovë.

“Edhe pse e dija se një ditë do të kthehesha, kurrë se kisha menduar se do të ndodhte kaq shpejt. Jam i emocionuar. Tetova dhe Shkëndija janë shtëpia ime dhe jam i entuziazmuar që kthehem këtu për të veshur sërish fanellën kuqezi” – është shprehur Egzon Bejtullai për faqen zyrtare të Shkëndijës.

Kujtojmë në janar të këtij viti, Bejtullai firmosi me Helsingborgs IF në elitën e futbollit suedez, duke dashur të provojë veten jashta vendit, por për shkaqe familjare vendosi të ndërpriste kontratën para kohe.