Belgjika u ndalon qytetarëve të saj që të udhëtojnë për në Maqedoninë e Veriut

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, Belgjika u ka ndaluar qytetarëve të saj që të udhëtojnë në vendin tonë.

Pas shumë ditëve bisedime, Belgjika e publikoi listën me destinacionet e lejuara për qytetarët e saj në të cilën nuk gjendet Maqedonia e Veriut, raporton MIA nga Brukseli.

Potencohet se situata epidemiologjike në vendin tonë është e keqe që nga muaji qershor dhe se numri i të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet.