Bitcoin bie në pikën më të ulët që prej një muaji

Tregtuesit e kriptomonedhave panë këtë javë që çmimi i bitcoinit të rritej e të binte përpara se të tkurrej në 9,054 dollarë më 28 qershor sipas të dhënave të CoinMarketCap.

Bitcoin e filloi javën e kaluar në pozita të forta me një vlerë prej 9,300 dollarësh dhe shkoi gjatë javës në 9,680 dollarë.

Por në orët e para të ditës së enjte bitcoin kishte rënë në 9,114 dollarë. Situata nuk u përmirësua aspak për bitcoin, i cili ra deri në 8,975 dollarë ditën e diele. Kjo vlerë është më e ulëta në një muaj dhe ishte hera e parë që bitcoini prek këtë vlerë që prej 27 majit.

E gjitha kjo sugjeron se bitcoini po has në vështirësi të kapërcejë kufirin e 10,000 dollarëve. Ky tavan është shumë i rëndësishëm për bitcoinin, sepse ka qenë vlera e tij në fillim të 2020.

Në mars, ashtu si shumica e tregjeve për shkak të pandemisë, bitcoini ra në vlera rekord. Pjesën më të madhe të humbjeve e ka rikuperuar tashmë dhe ka kaluar edhe mbi 10,000 dollarë disa herë, edhe pse nuk ka arritur ta mbajë /PCWorld Albanian.