Bujar Osmani: Gjuha shqipe do të jetë zyrtare edhe në Bashkimin Evropian

0
43

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, thotë se Maqedonia e Veriut do të futet në Bashkimin Evropian me dy gjuhë zyrtare, maqedonishten dhe shqipen, shkruan gazeta LAJM.

“Gjuha shqipe fillimisht këtu në RMV është gjuhë zyrtare në të gjitha nivelet, nga Presidenti deri te institucionet lokale. Është në komunikim të përhershëm në dy forma të saj, gjuha maqedone dhe gjuha shqipe. Nuk ka dokument që prodhohet nga MPJ-ja dhe nuk është në dy gjuhë, edhe atë jo në dy dokumente të ndryshme por në një faqe në dy kolona. Sa i përket BE-së, futja e RMV-së me dy gjuhë zyrtare, futja e Republikës së Shqipërisë me një gjuhë zyrtare i bën këto gjuhë, gjuhë zyrtare të Bashkimit Evropian. Për momentin janë 25 gjuhë zyrtare të BE-së, edhe gjuha shqipe edhe gjuha maqedone do jenë gjuhë zyrtare të barabarta me të gjitha gjuhët tjera dhe secili funksionar do të mund t’i përdorë dhe aplikon në mënyrë të barabartë cilën do nga këto 27 gjuhë, me integrimin e dy shteteve tona dhe dy gjuhëve tona në përdorim të përhershëm dhe zyrtar, në komunikimin e të gjitha institucioneve të BE-së”, tha Osmani.