Bytyqi: Edhe sektori i hotelerisë është prioritet i Qeverisë

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resurse Njerëzore dhe Investime Fatmir Bytyqi nuk pajtohet me konstatimin e Odës së Pavarur të Hotelerisë se hotelierët nuk janë mbështetur kundrejt të gjithë sektorëve të tjerë.

Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve, Bytyqi sot theksoi se që në pakon e parë dhe të dytë antikrizë ka pasur masa të drejtuara vetëm ndaj sektorit të hotelerisë dhe se vetëm në pjesën e masës për mbështetje financiare shikuar si përqindje shfrytëzimi në këtë sektor është solid.

Ai thotë se është i hapur për komunikim me secilin, por se në këto kohë të vështira të gjithë duhet të jenë të arsyeshëm në pritjet dhe mundësitë.

“Jam i hapur të komunikoj madje edhe me ata që kanë qëndrime të kundërta pa dallim nëse ata paraqesin vetëm një grup të vogël të njerëzve apo paraqesin një grup më të madh të subjekteve ekonomike. Kishte një periudhë të prononcimit për grumbullimin e propozimeve për masat. Do t’i shohim dhe do të bisedojmë, por duhet të kuptojmë se në këto kohë të vështira, të gjithë duhet të jemi të arsyeshëm në pritjet dhe mundësitë”, tha Bytyqi, duke shtuar se të gjithë do të ndihmohen po aq sa është e mundur.

Lidhur me kërkesën e hotelierëve për takim deri më 25 janar, Bytyqi tha se kjo do të duhej të realizohet nëse lejojnë kushtet me gjendjen me Kovid-19, por se ka edhe mekanizma të tjerë që është komunikimi onlajn.

Zëvendëskryeministri përsëriti se javën e ardhshme do të shqyrtohet mundësia për vazhdimin e orarit të punës të objekteve të hotelerisë pas orës 21, por, siç tha, çdo masë që miratohet duhet të shkojë paralelisht me qëllimin primar, ndërsa ky është shëndeti i qytetarëve.

I pyetur nëse ndjen përgjegjësi morale për këshilltarët Vlladimir Peshevskin dhe Kiril Minovskin në Trupin këshilldhënës për dashuri ndaj atdheut, ndërsa veçanërisht për Peshevskin për të cilin zhvillohet proces gjyqësor për autostradën Kërçovë-Ohër, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se një ndër rregullat të cilën e respekton është është prezumimi i pafajësisë. Ai nuk sheh asgjë të keqe në atë nëse pyet dikë për mendim dhe konsideron se nuk është mëkat të bisedojë me ata që kanë mendime të kundërta.

“A ndjeni përgjegjësi morale? Përgjigjja do të jetë – aq sa mendime të caktuara ndjejnë përgjegjësi morale për atë se ka hamendje se unë jam i infektuar dhe se me qëllim shmang të dal në opinion. Njëra ndër virtytet e njerëzve është të bisedojnë me të gjithë. Nëse duam të ndërtojmë një shoqëri demokratike në të cilën të gjithë faktorët do të përfshihen në zhvillimin e vendit tonë, konsideroj se duhet të ketë rregulla bazë. Njëra nga rregullat të cilat unë i respektoj është prezumimi i pafajësisë. Nuk mund të mendoj nëse dikush është fajtor për diçka kur askush tjetër atë nuk e ka konfirmuar. I shoh njerëzit vetëm si njerëz të cilët mund mund të kontribuojnë apo jo”, theksoi Bytyqi. Ai theksoi se Peshevski dhe Minovski janë tërhequr si njerëz të arsyeshëm në momentin kur kanë parë se ka reagim nga opinioni. (Zhurnal.mk)