Çairi, Gazi Baba, Saraji dhe Aerodromi vatra të virusit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 23 raste të reja. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, 12 raste, nga 4 të infektuar janë  në Tetova dhe rajonin e Kumanovës, Prilep 2 dhe Negotinë 1. Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë orëve të fundit janë bërë gjithsej 702 testime, prej të cilave 365 në kuadër të skriningut. Ministri Venko Filipçe, tha se tani fokusi është të zbulohen bartësit asimptomatik të virusit.