Çairi me më shume të infektuar me korona, ja si është numri në komunat e Shkupit

Ky është numri i rasteve aktive të infektuar me Kovid-19 ne komunat e Qytetit të Shkupit, përfshirë me rastet e djeshme, të dhëna këto të cilat i publikoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk. 

Çair  152

Butel 59

Gazi Babë 58

Aerodrom  53

Saraj 52

Qendra 52

Karposh 40

Kisela Vodë 29

Haraçinë 23

Studeniçan 18

Gjorçe Petrov 17

Ilinden 17

Suto Orizare 12

Petrovec 6

Cucer Sandevë 3

Sopishte 2

(Ende nuk është përcaktuar komuna) 1

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë ndërruar jetë, 111 janë infektuar me virus korona, ndërkaq 6 pacientë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 153, të infektuarve në 3025, të shëruarve 1646, ndërkaq për momentin në vend kemi 1226 raste aktive.