Dashmir Elezi, për 450 mijë euro te Gaziantepi?!

0
25

Sipas mediave vendore, Shkëndija dhe Gaziantepi, nesër do të zyrtarizojnë marrëveshjen për kalimin e Dashmir Elezit te skuadra turke. Me këtë rast skuadra tetovare do të përfitojë 450 mijë euro, nga ato 800 mijë euro që fillimisht i kërkoi.

Mirëpo në marrëveshje është shtuar kaluzola se në transferimin e ardhshëm të Elezit, Shkëndija do të përfitojë 30 për qind.

Mirëpo sulmuesi i ri, nuk do ti bashkohet menjëherë skuadrës turke, e cila duhet të pret 6 muajë deri sa Elezi të festohë datëlidnjen e 18-të, andaj nuk përjashtohet se mund të huazohet te ndonjë klub tjetër.Me këtë rast, Gaziantepi në sezonin tjetër do të drejtohet nga dy futbollist të Ligës së Parë, Luka Stankovskit dhe Dashmir Elezit.