Deklarimet skandaloze të Arta Toçit, arsyja e largimit nga ASH?

Ish deputetja dhe ish zv.ministrja e jashtme nga rradhët e ASH-së, Arta Toçi përmes një postimi në rrjetet sociale sot bëri të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozitat në këtë parti që në muajin mars.

Burime të portali Zyrtare.net brenda Aleancës për Shqiptarët, mëson se arsyja e largimit të Toçit nga radhët e kësaj partie janë janë qëndrimet skandaloze të ish deputetes, madje qëndrime të cilat kanë dëmtuar edhe imazhin e partisë.

Deklarata e ish deputetes, Arta Toçi gjatë 8 Marsit, në ditën e nënës që ofendonte gratë që mbajnë mbulesë shkaktoi reagime të ashpëra në opinion, ndërsa po këto reagime detyruan ish deputeten ta fshij menjëherë aso kohe postimin në Facebook.

Për qëndrime skandaloze njihet edhe burri i deputes Toçi, Bexhet Toçi. Jo më larg se para disa ditësh ky i fundit e quajit Tiranën zyrtare antishqiptare.

Mbetet e pa qartë se përse ish deputatja Toçi e njofton tani këtë dorëheqje apo mos ndoshta ka pritur që me një fitore të ASH-së në zgjedhje, sërish të shpërblehet me ndonjë pozicion në ekzekutiv. /Zyrtare.net/