Deputeti Ismaili realizon takime të rëndësishme në Turqi

0
80

Me kënaqësi dje realizova dy takime të rëndësishme, ku pata nderin të takoj Valiun e posazgjedhur të Edrenes Z. H. Kyrshad Kerbijek me të cilin biseduam për marrëdhëniet e deri tanishme mes R. Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për përforcimin e tyre në të ardhmen. Takimin e dytë e realizova në ceremonin e diplomimit në Universitetin e Trakisë, në një atmosfer impozante, me studentët e posadiplomuar dhe prorektorin Z. Ahmet H. Zafer, ku theksuam në veçanti lehtësimin e pranimit të studentëve nga Maqedonia e Veriut.