Dështojnë Shkupi dhe Renova

Me katër ndeshjet e zhvilluara sot është mbyllur edhe xhiroja e 5-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Derbi i kryeqyteti i takoi Vardarit që fitoi Shkupin me një gol të vetëm të Matej Cvetanovskit në minutën e 52-të. Renova gjithashtu është mundur në Tetovë nga Rabotniçki me rezultat 1:0. Golin e vetëm dhe të fitores për “romantikët” e realizoi Petkovski në minutën e 79-të. Skuadra e Borecit ka marrë tri pikë përballë Akademia Pandevit, duke fituar me rezultat 2:0, ndërsa takimi Pelisteri-Makedonija Gjorçe Petrov u mbyll me barazim pa gola.