Diamanti i Shkëndijës Dashmir Elezi godet Rusinë

Se Shkëndija e Tetovës ka një ‘margaritarë’ në rradhët e saj nuk është diçka e re, por se ky super talent po ritet në një ‘xhevahir’ të vërtetë e vërteton çdo ndeshje e kaluar. Në kushte të pauzës ndërkombëtare, Dashmir Elezi shkëlqen me ekipin përfaqësues U19 të Maqedonisë, duke shënuar gol të bukur në testin me Rusinë U19. Dy përfaqësueset u ndeshën në një kontrolluese në Antalia të Turqisë, e fituar 2:1 nga rusët me përmbysje pasi tetovari Elezi fillimisht u kishte dhënë epërsi reprezentuesve të Maqedonisë së Veriut. Diamanti i Shkëndijës prishi ekuilibrat e takimit në minutën e 16-të kur me shumë klas ‘godet’ Rusinë dhe realizon gol për 1:0. Tetovari do të ishte më i dalluari në terren deri në momentin e zëvendësimit, ndërsa pas daljes së tij nga loja Rusia U19 përmbysi rezultatin me dy gola në minutat 62’ dhe 83’.

Për 16-të vjeçarin Dashmir Elezi kjo ishte paraqitja e rradhës shumë pozitive, duke dëshmuar çdo ditë e më shumë talentin e tij të madh dhe ‘shkëlqimet’ me përfaqësuesen vijnë pasi paraprakisht me Shkëndijën e Tetovës bëri për vete dy rekorde, pasi me vetëm 16 vite e një ditë bëhet paralel debutuesi dhe golashënuesi më i ri në historinë e Ligës së Parë të Maqedonisë. Ai tashmë numëron 12 paraqitje dhe 4 gola me Shkëndijën në elitën vendore.