Didi i përgjigjet PD-së : Më pak krime të rënda se vitet e kaluara

Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi u shpreh sot se ngjarjet e rënda janë më të vogla në numër se vitet e kaluara duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për rritje të kriminalitetit. Gjatë një vizite në portin e Durrësit, Didi i tha gjithashtu se numri i shtetasve që kanë hyrën në vendin tone është shtuar.

“Nga 1 qershor deri në 10 gusht kanë ardhur 3 milion shtetas dhe 1.8 milionë mjete”, ka thënë ai.

Didi ndërkohë ka premtuar se punonjësit e policisë do të paguhen për orët shtesë në punë.