Digjet një shtëpi në Tetovë, u rrezikua e gjithë lagja “Cetinsk” (FOTO)

Mbrëmë pas mesnate rreth orës 1 është djegur një shtëpi e pronarit me emrin Shaban në lagjën “Cetinsk” të Tetovës, intervenimi i shpejtë zjarrfiksëve kanë neutralizuar zjarrin me sukses që ai mos të përhapet edhe në shtëpi tjera.

Nga dëshmitarët okular që bëjnë të ditur për TetovaSot thonë se mbrëmë gjithë banorët e lagjes kanë përjetuar një tmerr për shkak të frikës të përhapjes së zjarrit tek shtëpitë që gjenden në lagjen “Cetinks”.

Ekipi i zjarrfikësëve ka intervenuar me kohë dhe shpejt duke neutralizuar zjarrin nga përhapja e tij e cila rrezikonte gjithë banorët e lagjes. Poashtu në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe ndihma e shpejtë dhe ekipet e EVN-së të cilët ishin në gatishmëri për të ofruar ndihmë.

Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit  dhe se policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit. /TetovaSot/

276

1101