Do të ketë rishqyrtim të projekteve në Kulturë?!

Pas reagimeve të shumta rreth programës nacionale për vitin 2021 shprehen pakënaqësi shumë artistë dhe institucione kulturore. Problematika u bë edhe më e madhe ku Zëvendësministri Sulejmani doli publikisht kundër Ministreshës Irena Stefoska. Deklarata e Sulejmanit për Televizionin 21 bëri bujë të madhe, ku Sulejmani bëri të ditur se vet Ministresha ka bërë përzgjedhjen e Kryetarëve të komisionit dhe anëtarëve.

Ndërsa siç meson NMK-post, pas presionit të zëvendësministrit Sulejmani Brenda institucionit të Kulturës gjërat duket se do ndryshojnë, ku pritet rishqyrtim dhe rritje e % të buxhetit për pjesën shqiptare.

Shumë shpejt pritet që ky vendim të bëhet publik për të gjithë opinionin/Nmk-post/