Drejtori Halili: Modernizojmë dhe digjitalizojmë qendrën e NP Hekurudhat – Infrastruktura

Vazhdon modernizimi dhe digjitalizimi i NP Hekurudhat – Infrastruktura- bën të ditur Drejtori i kësaj ndërmarrje  Festim Halili.

Në postimine tij Halili shkruan: Një fjalë e urtë thotë: edhe nëse je në binarët e drejt, mos ri me një vend, por lëviz e zhvillo, sepse të merr treni përpara.

Modernizojmë dhe digjitalizojmë qendrën e NP Hekurudhat – Infrastruktura:  Instalojmë pajisje të reja për monitorim dhe menaxhim të komunikacionit nga largësia, në korridorin 10. Sistem të ri për telefoni IP, rekordim dhe siguri të dhënash.  

Sistem të ri të informacionit për udhëtarët, që në kohë reale do të tregojë arritjet e trenave, që do jenë të ndërlidhura me teknologjitë e trakimit me GPS.  Të udhëtojmë me tren, për të mbrojtur ambientin dhe përjetojmë magjinë e udhëtimit-thotë Halili.