Drogba mund të qëndrojë katër muaj jashtë fushe

Didier Drogba mund të qëndrojë jashtë fushe për katër muaj, për shkak të lëndimit në gju.

The Mirror shkruan se Chelsea është duke u djersitur sa i takon fitnesit të Drogbas, me frikën më të madhe se ai mund të jetë jashtë fushe për katër muaj për shkak të një lëndimi në gju.

Blutë u përgjigjën së fundi duke thënë se parashikimet për sulmuesin janë “çështje javësh dhe jo muajsh”.

Por ende ka shqetësime se ai mund të mungojë pjesën më të madhe të sezonit të ri.