Dy sulme fizike në Kavadar, njëri në kazino tjetri para kazinos

Një banorë i Kavadarit është sulmuar në një kazino, ndërsa në një rast tjetër po në Kavadar një grua 46 vjeçare është sulmuar nga bashkëshorti i saj para një kazinoje. Që të dyja rastet kanë ndodhur gjatë uikendit dhe nuk ndërlidhen me njëra tjetrën.
“Të shtunën në ora 23;45 në Stacionin policor në Kavadar është denoncuar se personi B.N. 38 vjeç është sulmuar fizikisht nga bashkëqytetari O.N.”, deklaroi zëdhënësi i SPB-Veles, Verolub Dodevski, sipas të cilit pas dokumentimit të plotë të rasteve në fjalë do të ngritët padi adekuate.