Dybala 39 ditë me koronavirus, edhe në analizën e katërt del pozitiv

Janë jo të pakta rastet kur një person vazhdon të rezultoje pozitiv ne testet anti-koronavirus ndonëse kanë kaluar më shumë se 4 javë nga momente që ka dal pozitiv.

Njeri prej tyre është edhe ylli i Juventusit, Paolo Dybala.

U bënë tashmë 39 ditë që argjentinasi rezultoi i infektuar nga Covid -19 dhe  “El Chiringuito de Jugones” bëri të ditur se edhe tamponi i 4 i lojtarit ka dal pozitiv.

Kjo shpjegon edhe faktin se përse Juventus ende nuk ka bërë publik lajmin se fantazisti I vet është shëruar plotësisht sikurse ka ndodhur në fakt me dy lojtarët e tjerë Rugani dhe Matuidi.

Dybala ndodhet ne izolim bashkë me të fejuarën e tij Oriana Sabatini, edhe ajo e prekur nga Covid 19 që nga data 21 mars.

Ylli I bardhezinjve po e kalon periudhën e izolimit në Torino dhe në momentin e parë që do të rezultoje negativ në analiza, Juventus mund të planifikoje edhe kthimin e tij në stërvitje, fillimisht indibidualisht dhe pastaj në grupe ekipore sipas udhëzimeve edhe te qeverisë italiane.