E papritur! Ronela Hajati nuk kalon në finalen e “Eurovision”

0
260

Kënga e saj “Sekret”, nuk ia doli të kualifikohet për në natën e finale të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Torino.

Përfaqësuesja e Shqipërisë hapi gjysmëfinalen e Eurovision 2022 me një super performancë shpërthyese dhe mori mbështetje të madhe nga të gjithë.
Këngëtarja, miqtë dhe kolegët e saj, madje edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, shpërndanë në rrjetet e tyre sociale mënyrat se si mund të votohet për të dërguar Shqipërinë në finale.

Finalja e madhe do të mbahet më 14 maj në orën 21:00.
Finalistët e tjerë:

1. Zvicra

2. Armenia

3. Islanda

4. Lituania

5. Portugalia

6. Norvegjia

7. Greqia

8. Ukraina

9. Moldavia

10. Holanda