Ecolog International, edhe këtë vit është sponzori kryesor i Prespa Dialogue Forum, eventit më të madh diplomatik në rajon

0
66

Në Ohër, mbahet ngjarja më me peshë e diplomacisë në rajon, ku të ftuar janë figura të mëdha të politikës dhe rajonit. Kompania Ecolog International është sponzor kryesor i eventit në fjalë.

Forumi i Prespës për Dialog do të jetë nikoqir i krerëve të shteteve të rajonit, përfaqësuesve nga BE, SHBA, e personaliteteve të shquara nga fusha e politikës, sigurisë, ekonomisë, nga komuniteti akademik dhe ai i biznesit.

Me ftesë të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, presidentja e Republikës së Kosovës, edhe Vjosa Osmani-Sadriu, ka udhëtuar për në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në Forumin e Prespës për Dialog me temë: Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë.

Ngjarje të tilla gjithnjë kanë kanë pasur mbështetjen e kompanisë dhe sipërmarrjes Shqiptare Ecolog International. Eventi do zgjasë nga 16 deri 18 Qershor në Hotel Olgica në Ohër.