Edhe 5 vjet mbeturina në “Rusino”! Komunat e Pollogut me marrëveshje për ndërmarrje menaxhuese

0
10

Nëntë komunat e rajonit të Pollogut kanë nënshkruar marrëveshje për themelimin e një ndërmarrje e cila do të menaxhojë me mbeturinat në rajonin e Pollogut.  Në bazë të kësaj marrëveshje këto komuna edhe në pesë vjetët ardhshëm do t’i hedhin mbeturinat në deponinë Rusino.

 “Kemi një marrëveshje të arritur që përfshinë 19 pika. Këto pika janë të karakterit operativ, më shumë që të mos vidhen kamionët, të kemi mbikëqyrje, të kemi një rrugë alternative që veç më  e punojmë dokumentacionin”, tha Fatmir Saiti – Qendra për Zhvillim të Rajonit të Pollogut.

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari thotë se pika kryesore është dislokimi i deponisë Rusino.

 “Pika më kryesore për ne është që deponia Rusino të dislokohet nga aty dhe të gjendet një lokacion i ri, një zonë tjetër që do të jetë deponi rajonale për të gjithë pollogun. Po në parim marrëveshja është ashtu se deri sa të gjindet një  lokacion, deri sa të vendoset vendi ku do të jetë deponia e ardhshme  rajonale për regjionin e Pollogut, do të munden të gjitha komunat, pasi që kështu ishte marrëveshja edhe me Stop Rusion dhe me komunën  e Gostivarit  dhe të gjithë komunat e rajonit të pollogut që janë nëntë”, deklaroi Arben Taravari – Kryetar i Komunës së Gostivarit.

Për kryetarin e komunës së Bogovinës nuk do të jetë problem që deponia e re  të jetë në këtë komunë nëse plotësohen kushtet ekologjike.

 “Mund të jetë lokacioni edhe në komunën e Bogovionës, duke parë atë aspekt që të mos vijmë në një situatë si në deponinë Rusino. Duhet të plotësohen të gjitha parametrat dhe nuk do të kemi asnjë problem nga ana e komunës Bogovinës”, u shpreh Albon Xhemaili – Kryetar i Komunës së Bogovinës.

 Në bazë të planit, ndërmarrja për menaxhimin e mbeturinave planifikon që të bëjë edhe grumbullimin e mbeturinave shpi më shpi  dhe kjo ndërmarrje të menaxhoj  të gjitha mbeturinat në rajonin e Pollogut.  Si pasojë e ndezjes së deponive të egra rajonale, qytetarët e pollogut  kanë protestuar  vite me radhë, ndërsa Pollogu vazhdon të mbetet pa deponi me standarde ekologjike.