Edi Furra me koncert të madh recital, Gjakova mbushet me fotot e këngëtarit

0
63

Edi Furra, këngëtari që për një çerek shekulli ka kultivuar muzikën e mirfilltë qytetare, të mërkurën me 26 prill prezentohet me koncertin solistik.

Koncerti recital i yllit të muzikës qytetare e popullore, do të mbahet në qytetin e tij, në Gjakovë, aty ky edhe e nisi karrieren muzikore tash e 25 vite në parë.

Në skenë do të jenë 25 instrumentistë dhe vokale përcjellëse profesioniste dhe provat kanë nisur prej ditësh.

Siç është bërë e ditur, ky koncert recital i përmasave të mëdha, vjen nën Pateonatin e Komunës së Gjakovës dhe kryetarit Adrian Gjini.

Qyteti i traditës dhe kultures, tashmë është mbushur me posterët e mëdhenjë për koncertin e madh të Edi Furres.