Ekzekutohet me armë zjarri një 28-vjeçar nga Gostivari

0
216

Mbrëmjen e sotme në qytetin e Gostivarit ka ndodhur një përleshje e armatosur me armë zjarri, ku për pasojë një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Gostivarit. Për momentin nuk dihen shkaqet e përleshjes dhe dorasi, ndërsa policia dhe prokurori kujdestar janë ende në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është dërguar në gjendje të rëndë një 28-vjeçar me inicialet G.A. nga Gostivari, me plagë të mëdha në kokë të shkaktuara nga armë zjarri. Personit në fjalë i është dhënë ndihma e parë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të marra. Ndërkohë SPB-ja e Tetovë po merr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.