Eneda e zhgënjyer me bregdetin shqiptar

Eneda Tarifa ka marrë guximin të shprehë publikisht gjendjen e mjereushme që ka hasur në bregdetin shqiptar.

Ka mjaftuar vetëm një status i postuar në Instagram referuar pushimeve zhgënjyese të Eneda Tarifës, për të patur një bum komentesh rreth kësaj tematike.

Mesa duket nuk ishte vetëm prezantuesja dhe këngëtarja bukuroshe që nuk kishte kaluar pushimet e saj të ëndëruara, pasi edhe komentuesit ndanin të njëjtën qëndrim me të, e ku shumë prej tyre e këshillonin të pushonte jashtë.

“Dita e fundit e pushimeve. Doni t’iu tregoj si shkuan? Katastrofë! Nuk lamë virus pa kapur, në vend të laheshim në detin e bukur të Jonit, u lamë në të vjella e diarre”.

“Hera e parë që zhgënjehem e pezmatohem kaq thellë me Jugun. Ç’do gjë ishte e kontaminuar e infektuar. Vitin tjetër, pa dëshirën time, pushimet vetëm jashtë”, shkruan ajo. /albeu/