Eni Koçi zëvendëson Noizyn me Stressin

Këngëtarja Eni Koçi nuk e ngatërron jetën private me karrierën muzikore.

E njohur për bashkëpunimet me reperin Noizy, Eni e ka zëvendësuar këtë të fundit pikërisht me rivalin e tij, me reperin Stressi.

Stressi ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” një foto teksa pozon me bukuroshen Eni.

Nuk dihet nëse Stresi dhe Eni kanë në plan ndonjë bashkëpunim, apo thjesht janë takuar rastësisht në të njëjtin event.

Eni nuk identifikohet më me nofkën “motra e Greta Koçit” , pasi ajo tashmë është një këngëtare e afirmuar.