Enis Bardhi shënon ndaj Real Betisit

Futbollisti nga Shkupi, Enis Bardhi ka shënuar sërish gol në La Liga. Shkupjani ka gjetur rrjetën në fitoren 4:2 të Levantes ndaj Real Betisit të vlefshme për xhiron e 32-të në kampionatin spanjoll. Mesfushori shqiptarë shënoi golin e dytë për Levanten në minutën e 35-të të ndeshjes, kur me një super lëvizje brenda zonës, goditi me të majtën e tij për të çuar shifrat në 2:0.

Përveç tij te Levante në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Majoral, Morales dhe Roçina, përderisa për Betisin shënuan Kanales dhe Huanmi. Me këtë fitore, Levante arriti në kuotën e 41 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e 12-të në renditje, ndërkohë Bardhi me golin e sotëm arriti në shifrën e 4 golave të shënuar në këtë sezon.

https://www.facebook.com/watch/?v=2622747924604522