Enti Shtetëror për Statistika në heshtje po pranon se diaspora po evidentohet? (FOTO)

Drejtori i Entit shtetëror për Statistikë, Apostoll Simoski ishte i prerë në qëndrimet e tij sa i përket çështjes nëse diaspora po regjistrohet apo evidentohet. Ai theksoi se diapsora siç e parasheh ligji po regjistrohet. Por si duket e vërteta po qëndron pak më ndryshe, shkruan Zyrtare.net

Gjatë një verifikim që ka arritur të bëj portali Zyrtare.net ka arritur të has se në ueb faqen e Entit shtetëror për Statistika, gjegjësisht në faqen e krijuar për procesin e regjistrimit https://popis2021.stat.gov.mk/ në ballinën ku tregohen informacione për rrjedhën e procesit në diasporë shihet se në verzionin e faqes në gjuhën maqedonase qëndron se sa persona janë evidentuar e jo sa persona janë regjistruar. (Në foton e më poshtme ballina e faqes së regjistrimit në gjuhën maqedone)

Ndërsa në verzionin e faqes së regjistrimit https://popis2021.stat.gov.mk/ në gjuhën shqipe qëndrojnë të dhëna se sa personat janë regjistruar përmes aplikacionit për vetë-regjistrim. (Shih foton e më poshtme)

Se a bëhet fjalë për lëshim teknik apo diçka tjetër, i mbetet Entit shtetëror për statisikë të dal të pastroj këtë dilemë dhe njëherit të sanksionoj përgjegjësit për këtë lëshim.

Ligji për Regjistrim për vitin 2021 edhe metodologjia, e shpjegojnë qartë se popullsia jorezidente regjistrohet. Neni 6 i ligjit saktëson qartë: se në Regjistrim do të përfshihen:

Neni 6 (Ligji për Regjistrim)

1. Personat – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë vendbanim ose vendqëndrim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pa marrë parasysh nëse në momentin e Regjistrimit gjenden në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë vendit,
Ndërsa në pikën 5 të Metodologjisë për Regjistrim, potencohen qartë tre kategori të cilat përfshihen në regjistrimin e vitit 2021.
1. Popullsia e plotë rezidente.
2. Popullsia jo e plotë rezidente
3. Popullsia e plotë e regjistruar, e cila do të jetë kategoria që do i përshijë në një vend të gjithë qytetarët e regjistruar, pa dallim nëse janë rezident, ose diasporë.

/Zyrtare.net/