Epidemiologu i njohur serb: Çka po ndodhë me koronavirusin në Maqedoni?

Epidemiologu serb dr.Branisllav Tiodoroviq ka komentuar rastet e shtuara të të infektuarëve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Ai për gazetën “Blic” ka thënë se kjo që po ndodhë në vendin fqinj nuk ka të bëjë me valën e dytë të përhapjes së virusit, por vazhdimi i epidemisë. Tiodoroviq që është pjesë e shtabit të krizës në Serbi për koronavirusin ka nënvizuar se vala e dytë pritet të ndodhë nga fundi i vjeshtës apo në dimër, përcjell INA.

“Kjo që po ndodhë ka të bëjë me shtimin e numrit të testimeve, të kolektiveve me të infektuar potencial. Ne në rajon gjitha shtetet ende jemi në epidemi dhe se rregullat janë: kush teston, zbulon!. Tani kemi raste të lehta të të infektuarëve që janë dominuese, apo persona asimptomatik.

Ai thotë se edhe Serbia mund të përballet me rritjen e numrit të të infektuarëve, me simptome të lehta, por më tepër do të ketë raste të të shëruarve.”Duhet të jemi të vetëdijshëm se tani ka shumë raste që nuk kanë simptome, por janë pozitiv”, theksoi Tiodoroviq.

Sipas tij, të gjitha shtetet e rajonit janë në një situate të njejtë, dhe se nuk mund që në një shtet fqinj të ketë valë të dytë, dhe në vendin tjetër të mos ketë.

“Kjo në Maqedoninë e veriut nuk është vala e dytë, sepse nuk e presim tani. Ajo mund të ndodhë nga fundi i vjeshtës apo në dimër, nëse do të ketë. Dhe ajo nëse do të ketë valë të dytë do të varet nga situata që do të ndodhë në zonën jugore të globit. Brazili tani është në vendin e dytë me numrin e madh të të infektuarëve dhe të atyre që kanë ndërruar jetë. Më pas vijon Argentina dhe vende tjera. Nëse virusi vijon të jetë i pranishëm në zonën jugore të globit, atëherë neve do të na kthehet nga fundi i vjeshtës apo në dimër, si valë e dytë. Dhe atëherë është e mundur që ta kemi, dhe jo sikur tani në formë të rëndë siç është tani, por më shumë seç është gripi sezonal. Do të jetë në numër më të vogël dhe me raste të zakonshme simptomatike. Më të rrezikuar do të jenë sërish ata që kanë sëmundje tjera si ato kronike, kardiovaskulare, mushkëri, endokrine dhe diabetikët, sidomos ata në moshë mbi 65 vjeç.

Ai duke u ndalur sërish në atë që po ndodhë në Maqedoninë e Veriut, ka shtuar se nuk ka nevojë për panikë, por për kujdes më të madh.

Tiodoroviq thotë se duhet të evitohen tubimet apo takimet më të mëdha mes njerëzve, por siç thotë megjithatë nuk priten pasoja të mëdha, sepse virusi shumë është dobësuar.

“Nuk presim pasoja të mëdha, sepse virusi shumë është dobësuar. Virulenca e tij nuk ka rënë, por shumë pak mund të përcillet mes njerëzve dhe se pasojat janë më të lehta, në disa raste asimptomatike. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se është proces natyror dhe se edhe gjatë verës do të kemi raste sporadike”, theksoi prof.dr. Tiodoroviq. (INA)