Është zgjidhur misteri i ejakulimit femëror

Ejakulimi femëror deri para pak kohësh ka qenë e panjohur si për damat, ashtu edhe për shkencëtarët. Misteri në më fund është zgjidhur!

Në saje të grupit të shkencëtarëve francezë, të cilin e ka udhëhequr gjinekologu Samuel Salama, është zbuluar që ejakulimi femëror është pikërisht “hedhja e urinës gjatë aktivitetit seksual”.

Dhe kjo mund të ndodhë madje edhe kur fshikëza është e zbrazur para marrëdhënies seksuale, prandaj është shenjë që femra vërtet kënaqet në marrëdhënie, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, shkencëtarët thonë që materia të cilën e hedh femra gjatë ejakulimit në të vërtetë është urina e përzier me enzimën PSA, ndërkaq deri te ejakulimi arrihet kur indet muskulore tendosen gjatë kohës së orgazmës dhe kur shtrydh përmbajtjen e gjëndrave.

Duke pasur parasysh që as damat nuk kanë qenë të informuara shumë për ejakulimin femëror, shumica e tyre madje janë përmbajtur nga arritja e kulmimit, në mënyrë që të mos lironin atë sasi të vogël urine, apo pasur të tilla kur kanë kërkuar këshilla nga mjeku.

Kini parasysh që ejakulimi femëror, edhe pse në esencë është urinë, nuk do të thotë që keni urinuar gjatë seksit, përkundrazi, këto do të duhet ta konsideroni si kënaqësi, sepse është shenjë që kulmimit në seks, pasi që ejakulimi nuk mund të aktrohet, siç mund të aktrohet orgazma.