EVN: Rryma më së shumti vjedhet në Haraçinë, Saraj, Seravë, Hasanbeg e Studeniçan

0
347
????????????????????????????????????

Rreth 5% e energjisë elektrike përdoret në mënyrë të palejuar, gjegjësisht po vjedhet. Këto janë rreth 300,000 megavat për orë. Nëse llogaritet çmimi i tregut për një megavat/h është 300 euro deri në 500 euro, atëherë humbjet nga vjedhjet e rrymës janë mbi 100 milion euro. Vendet më problematike ku nuk ka kushte për punë dhe zbatimin e projekteve janë Gërçeci, Saraji, Krushopeku, Hasanbegu, Serava, Haraçina dhe Studeniçani. Kështu njoftojnë nga vet EVN-ja, transmeton Zhurnal.

Të gjitha humbjet e energjisë elektrike dhe humbjet komerciale EVN i blenë në treg të hapur me çmime të tregut.

Nga kompania thonë se problemi është mospasje e sigurisë në kryerjen e aktiviteteve të punës, se të punësuarit vazhdimisht përballen me sulme verbale dhe fizike, vazhdimisht ka dëmtim të pajisjeve, ndërsa autoritetet komunale nuk sigurojnë kushte normale për punë. Gjithashtu thonë se edhe nga MPB nuk ka mbështetje.

Për uljen e humbjeve, EVN vazhdimisht zbaton projekte por vetëm aty ku ka kushte.

“Shumë projekte të suksesshme kemi zbatuar në rajonin e Kumanovës dhe Likovës, në Tetovë, Gostivar, Strugë, Prilep, Likovë, Veleshtë. Në një pjesë të këtyre vendbanimeve, problemi është zgjidhur me autoritetet komuanle. Këto shembuj të mirë janë projektet në Çegran, Gradec, Zhelinë, Sellcë etj, të cilët me vite kanë qenë vjedhës të rrymës e tani këto vjedhje janë ulur në minimum. Të gjitha vendbanimet tjera ku ka vjedhje të mëdha, janë detektuar dhe punohet në eliminimin e tyre”, thonë për MKD.mk nga EVN./Zhurnal.mk