Familjarët e Almirit pas protestës së nesërme do të futen në grevë urie

Pas protestës që nesër mbahet para Gjykatës së Kumanovës me fillim në ora 12 e 30 minuta, familjarët e Almir Aliut kanë vendosur të futen në grevë urie. Protesta është për shkak të dënimit me burg që i është shqiptuar babait dhe xhxhait të Almirit.

Pasi kanë dështuar të gjitha mundësitë për të fituar drejtësinë në institucione, familjarët kanë vendosur të futen në grevë urie. Bashkë me ta, në grevë do të futen edhe shokë e dashamirë të familjes Aliu.