Fati në vepër: 7 gjëra të cilat nuk i duken më shumë se “të dua”

Meqenëse femra “shkrihet” kur partneri i thotë që e dashuron, këto dy fjalë megjithatë nuk do ta kenë efektin e njëjtën tek ai kur ajo ia thotë të njëjtat fjalë. Mirëpo, ekspertët kanë përpiluar listën e cila do t’u thotë edhe më shumë.

Veprat flasin më shumë sesa fjalët, për të cilat femrat janë mjeshtre. Por për meshkujt një gjest i bukur, qoftë edhe i vogël, mban një vlerë shumë më të rëndësishme sesa një apo shumë “të dua”. Thuhet se zemrat mashkullore dhe ato femërore rrahin për arsye apo motive të ndryshme. Le të shohim disa gjeste të cilat gratë mund t’i vënë në praktikë për të kënaqur burrat e tyre:

Kushtoji vëmendje totale
Është vënë re se femrat, ndryshe nga meshkujt, janë të vëmendshme ndaj shumë gjërave njëherësh, por partneri e vlerëson nëse përqendroheni vetëm tek ai. P.sh. kur truri i mashkullit “sheh” që kontrolloni Iphone-in ndërsa jeni duke darkuar, kjo përkthehet: “Unë nuk jam i rëndësishëm për të”.

Gatuaj shpesh ushqimin e tij të preferuar
Ekziston një fjalë e urtë e cila vlen edhe sot e kësaj dite: “Mënyra më e mirë për të bërë për vete zemrën e një mashkulli është ta ‘kapni për fyti’”. Të dini se çfarë i pëlqen të hajë dhe t’i përgatisni shpesh pjatën e tij të preferuar për atë tregon se sa mirë e njihni dhe sa shumë e doni.

Kujdesu për veten
Nëse kontrolloni stresin, hani mirë, bëni ushtrime fizike dhe nëse nuk pini duhan, tregon se i bëni mirë vetes tuaj, tregoni kujdes. Po kështu demonstrohet se bëni gjithçka për të jetuar më gjatë dhe sa më mrekullueshëm me partnerin tuaj.

Bëji komplimente
Gjejeni mënyrën që partneri të ndihet “kalorësi” juaj pa frikë, shpëtimtari i problemeve tuaja, hamshori juaj. Në këtë mënyrë do ta bëni të ndihet i rëndësishëm, akoma më shumë nëse e mbushni me komplimente. Do të kuptojë se e mbështesni dhe e doni dhe kjo do t’i rrisë besimin në vetvete.

Inkurajojeni atë që të kujdeset për veten
Sugjerojini që të harxhojë kohë për veten e tij, të dalë me miqtë, të marrë pjesë në ndonjë lojë sportive ose edhe të zgjohet vonë ndonjë mëngjes. Ai do ta shohë këtë si një formë mbështetjeje nga ana juaj, apo si një përkrahje e nevojave të tij për liri.

një përqafim të gjatë 
Në vend të një puthjeje të shpejtë përpara se të vrapojë për te dera, jepini një përqafim të bukur dhe të gjatë. Për meshkujt kontakti fizik është shumë i rëndësishëm. Ekspertët këshillojnë: përqafohuni të paktën për 7 sekonda. Kjo është kohë e mjaftueshme për ta vlerësuar atë në një tjetër mënyrë.

Seks i shpejtë
Të bëni dashuri për një orë është bukur, por ndonjëherë të bëni seks për pak minuta është edhe më bukur. Meshkujt ngarkohen me një rritje të dopaminës, një substancë kimike të cilën e çlirojnë gjatë marrëdhënies seksuale dhe e cila stimulon qendrën e kënaqësisë. Femrat i adhurojnë përkëdheljet, para dhe pas raportit, por ama ndonjëherë mund të plotësoni edhe dëshirën e tij për një seks të shpejtë.