Fatmir Bytyqi qetëson qytetarët: Deri në mars kemi sasi të mjaftueshëm të energjisë elektrike

0
59

Zëvendës kryeministri Fatmir Bytytqi me një deklaratë më relaksuese për qytetarët nga ajo e kryeministrit. Fatmir Bytyqi porositi qytetarët që të mos frikësohen për energji elektrike sepse ka sasi të mjaftueshme deri në muajin mars.

“Qytetarët dhe 70 000 kompani që janë pjesë e tregut të rregulluar nuk duhet të frikësohen në periudhën në vazhdim, kjo nënkupton deri në muajin mars të vitit të ardhshëm. Mbetet pjesë e tregut të hapur, për të cilin thamë që si Qeveri duam të intervenojmë edh pse nuk është thelbësore. Kur keni treg të liberalizuar dhe treg të hapur nuk është thelbësore për të intervenuar, por siç kemi thënë çdoherë se do ju dalim në ndihmë, mundohemi të gjejmë lëndë të parë që të prodhohet sasi shtesë e energjisë elektrike”, ka deklaruar zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyçi. /SHENJA/