Fatmire Isaku merr postin e zëvendësministres së Punëve të Jashtme

Pas seancës së djeshme parlamentare ku u votuan zëvendësministrat, sot, nënkryetarja e PDSH-së, Fatmire Isaku mori postin e zëvendësministres së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.  
Ky pozicion dëshmon për përkushtimin e PDSH-së në proceset euro-atlantike, në veçanti integrimin e RMV në Unionin Evropian, mbështetjen e reformave të nevojshme që vendi të zhvillohet në kuadër të sistemit të vlerave perëndimore, bashkëpunimin ndër-rajonal dhe zhvillimin ekonomik të vendit, thonë në kumtesën e PDSH-së.