Femrat që në lidhjet e tyre kanë partnerë të pasur do të kenë orgazëm më të mirë dhe më të fuqishme

Nëse keni probleme me përjetimin e orgazmës, çdo gjë që duhet është që të gjeni partner gaztor me shumë para, dhe kënaqësia nuk do t’ju mungojë.

Një studim mbi intensitetin, frekuencën dhe kënaqësinë e orgazmave femërore ka arritur në përfundimin se femrat janë më të kënaqura në krevat nëse partneri është tip me humor, ka besim në vetvete dhe ka të ardhura të larta.

Duke punuar me idenë që “orgazma e femrave mund jetë një mekanizëm i fshehtë i zgjedhjes së partnerit”, psikologët e Universitetit Albany bën një sondazh online me 54 vajza gjimnaziste anonime për të zbuluar që dashuria nuk ishte një faktor i drejtpërdrejtë që ndikonte për të pasur orgazma më të mira, të paktën, jo deri sa dashuri nuk do të thotë që partneri vjen nga një familje me të ardhura të larta, ka besim në vete dhe është tërheqës. Cilësia e orgazmave të femrave kishte të bënte gjithashtu me numrin e herëve që bënin seks në një javë, gjerësinë e shpatullave të partnerit dhe nëse ndiheshin të mbrojtura me të.

Orgazma më të forta kishin femrat që e dinin që dhe mikeshat mendonin për partnerët e tyre që ishin tërheqës. Femrat që kanë nisur të bëjnë seks më herët, gjithashtu kanë orgazma më të forta, kanë më shumë partner dhe janë më të kënaqura me ta.

Një shënim për të gjithë meshkujt: Sa më shumë humor të kesh ti, aq më të mira do t’i ketë orgazmat që do përjetojë partnerja jote. “Ato që kishin një partner me humor thanë që ai ishte më popullor, më inteligjent, i mprehtë, drejtues i zoti dhe më krijues.” Dhe të gjitha këto tipare e bëjnë një mashkull më tërheqës sipas standardeve të evolucionit. U zbulua që femrat merrnin iniciativën për seks më shpesh nëse ato e perceptonin partnerin si një person të motivuar, inteligjent dhe të fokusuar, karakteristika që intensifikojnë orgazmat.

Sipas studiuesve, studimi ishte një “nxehje” dhe masa e kampionit ishte modest po të mendosh temën e gjerë të orgazmave dhe çfarë ato nënkuptojnë, por indikacionet të çojnë te një përfundim i qartë. Vajzat me partner të suksesshëm me personalitet kanë më shumë mundësi të shijojnë orgazma më të mira sepse trupi u thotë që kanë gjetur partnerin ideal.