Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski edhe zyrtarisht është futbollist i Fenerbahçes. Lajmin e ka konfirmuar klubi nga Stambolli përmes faqes zyrtare, duke konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me klubin Al Ahli për ta huazuar Ezgjan Alioskin. Reprezentuesi shqiptar pritet nesër të prezantohet nga klubi.
“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje në parim me klubin për transferimin huazues të Ezgjan Alioskit, i cili luan në skuadrën e Arabisë Saudite Al Ahli. Aktori do të vijë sot në mbrëmje në Stamboll për të vazhduar bisedimet.” thuhet ne lajmërimin zyrtar të Fenerbahçes në rrjetet sociale.
