Ferma konfirmon rastet e para, pritet shperthimi i gripit të shpendëve!

Një fermë me pula në Viktoria të Australisë është përfshirë nga gripi i shpendëve. Pulat e fermës kanë rezultuar të jenë pozitive ndaj virusit H7N7. Shpendët të cilët janë të infektuar po groposen në mënyrë që të ndalohet përhapja e sëmundjes. H7N7 përhapet nga një shpend i infektuar në tjetrin dhe më së shumti prek pulat, patat, rosat, gjelat e detit, pëllumbat, fazanët, strucët dhe zogjtë e egër.

Virusi mund të përhapet nga shpendi në shpend pastaj nga shpendi te njeriu nëse ka kontakt të drejtpërdrejtë. Simptomat fillojnë si ato të një gripi të zakonshëm me kollë, ethe, dhimbje të fytit, dhimbje muskulare, dhimbje koke dhe vështirësi në frymëmarrje.

Fermerëve në Australi po u kërkohet të raportojnë çdo ngordhje të dyshimtë ose të pashpjegueshme të pulave në mënyrë që virusi të luftohet në kohë dhe të ndalohet përhapja.

Burimi: Daily Mail Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA