Festim Halili më i votuari i BDI-së në degën e Tetovës

0
297

Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur zgjedhjet mbrenda partiake për kryetarë të degëve dhe anëtar në 10 degë të saj, me parimin një anëtar një votë.

Ajo që bie në sy se nga ky proces i cilësuar si më demokratik i mbajtur ndonjëher në Maqedonin e Veriut BDI gjegjësisht antarët e saj zgjodhën figura të reja me kredibilitet të lartë si për kryetar të degëve në të njejtën kohë edhe për anëtarë të krysisve të degëve përkatëse.

Në Tetovë kryetar dege u zgjodh Faton Ahmeti një figurë e re dhe shumë shpresdhënëse për BDI-në në përgjithësi e për Tetovën në veçanti.
Për anëtar të kryesisë së degës ishte e njejta procedurë një anëtar një votë, ku si më i votuar ishte ish Zv/Kryeministri Dr.Festim Halili.

Halili ariti të siguroj rreth 2000 vota nga anëtarisa e BDI në Tetovë e me këtë jepet mesazhi se BDI e Tetovës di ti vlersoj bijtë e tij dhe i ngre lartë në piedestalin ku ju takon. Ndryshe Festim Halili është Doktor Shkence. Ka qenë Zv/Kryeministër, Drejtor Gjeneral i Hekurudhave, Drejtor Gjeneral në Ndermarjen Publike Radiodifuzioni Nacional e tash drejton një prej fondeve më të rëndësishme atë të Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik.