Fetahu: BFI-ja ka vendosur që të mos i publikojë arsyet e shkarkimit të Sulejman Rexhepit

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Shaqir efendi Fetahu, në një deklaratë për mediat ka thënë se BFI-ja ka vendosur që të mos i publikojë arsyet e shkarkimit të Sulejman Rexhepit, i cili deri sot në mëngjes udhëhiqte me BFI-në.

“Ne i dhamë vetëm sipërfaqësisht disa punë dhe diçka tjetër nuk kishte nevojë.

Krejt opinioni e di se përse është shkarkuar, janë të kënaqur që është marrë ky vendim. Nuk dëshironim që të zgjerohemi, nuk kemi nevojë, këto janë punë të brendshme të Bashkësisë Islame. Mjafton aq”, tha shkurt Fetahu.

Për arsyet e shkarkimit të ish reisit, Rexhepi Portalb.mk, tentoi të kontaktojë edhe me myftinjtë e Shkupit dhe Tetovës, por Qenan Ismaili e kishte telefonin të mbyllur, ndërkaq Qani Nesimi nuk e hapi./Portalb