Filipçe: Gjendja me virusin është stabile

Ministri i Shëndetsisë Venko Filipçe vlerëson se situata me virusin corona në vend është stabile dhe pozitive.

Ai tha se ka rënë numri i rasteve pozitive dhe se një situatë të tillë pret edhe në periudhën në vijim.
Sipas Filipçes nuk do të ketë rritje të numrit të të infektuarve. Ai poashtu tha se numri i pacientëve që po trajtohen nëpër spitale Infektive është reduktuar. Ka shtretër në të gjitha covid-qendrat, deklaroi ministri.

Përndryshe, deri tani, ka pasur 85494 të infektuar nga kjo pandemi. 66209 janë shëruar dhe 2581 kanë vdekur. /Telegrafi/